Organizimi dhe zhvillimi

Kontributi themelor i shoqatës nacionale është që të sigurojë shërbime kualitative humanitare për popullatën e mjeruar në vend nëpërmjet mobilizimit dhe organizimit të resurseve njerëzore dhe materiale. Rezultatet e arritura dhe përparimi i shoqatës nacionale në të gjitha sferat e punës së vet, paraqesin parakusht të mirë për vazhdim në zbatimin e aktiviteteve reformuese dhe për transformimin e organizatës në shoqëri të fortë nacionale e cila funksionon mirë. Përcaktimet zhvillimore të shoqatës nacionale në mënyrë primare janë të drejtuara kah përmirësimi i imazhit të shoqatës nacionale në vend dhe në kuadër të Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe si dhe kah përmirësimi i kualitetit të shërbimeve për kategori të ndryshme të përdoruesve të shërbimeve dhe mbindërtimi i kapaciteteve të pjesëve integrale të shoqatës nacionale.

Një ndër aktrivitetet kyçe në vitin 2011 do të jetë vazhdimi i procesit të filluar për mbindërtim intenziv të kapaciteve i cili zbatohet tre vite me rradhë me përkrahje të Fondit për Mbindërtim intenziv të kapaciteteve të Federatës ndërkombëtare. Aktivitetet për qëndrueshmëri dhe vazhdimësi në mbindërtimin e kapaciteteve të shoqatës nacionale pas mbarimit të projektit MIK në qershor të vitit 2011 gjegjësisht janë filluar që në vitin 2010 nëpërmjet ndërmarrjes së aktiviteteve më të ndryshme për mbindërtimin e kapaciteteve në 13 Organizata komunale të Kryqit të Kuq në pajtueshmëri me rezultatet e Vlerësimit dhe analizës së punës së organizatave komunale të KK zbatuar kah fundi i vitit 2009. Gjatë vitit 2011 me këtë proces do të përfshihen edhe organizata tjera komunale të Kryqit të Kuq ndërsa në proces do të përdoren edhe përvojat edhe kapacitetet e organizatave komunale të cilat shënojnë zhvillim të vazhdueshëm në punën e vet.

Reformimi dhe modernizimi i shoqatës nacionale paraqet proces afatgjatë nga i cili dalin sfida të reja me të cilat duhet të përfshihet shoqata nacionale në periudhën vijuese. Aktivitetet do të implementohen në pajtueshmëri me prioritetet dhe qëllimet të cilat dalin nga plani i ri strategjik i shoqatës nacionale për periudhën 2011 – 2020.

< kthehu mbrapa